BOTA

“S’ka arsye të vallëzoni me ta”, vërejtja e Polonisë për vendet e BE, që të mos afrohen me Rusinë

15:49 - 08.08.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Polonia dëshiron që të sigurohet se Komisioni i ri Evropian, do të qëndrojë fuqishëm përballë Rusisë.




Varshava zyrtare ka thënë se disa vende të Bashkimit Europian po vazhdojnë që ta rrisin dukshëm miqësinë me fqinjin e tyre lindor – Rusinë, shkruan Reuters.

“Duket se disa liderë të vendeve të BE-së nuk janë të vëmendshëm se aktivitetet e tyre shihen si përpjekje për t’i ngrohur marrëdhëniet. Dhe nëse nuk e dinë,  atëherë politika e tyre është në rrugë të keqe”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz.

Komentet e tij vijnë pas ndalimit që Rusia u ka bërë rreth një mijë protestuesve gjatë fundjavës të cilët kërkonin zgjedhje të lira.

BE-ja bashkë me Poloninë kanë dënuar brutalitetin policor në këto protesta.

“Nuk ka asnjë arsye që të ftohen liderët e Rusisë nëpër mbledhje apo të vallëzohet me ta…masat janë vënë për të inkurajuar Rusisë që të tërhiqet nga politika agresive në lindje të Evropës…ku nuk e ka bërë asnjë hap prapa.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.