DOSSIER

‘Nacionalistët janë derra, duhen zhdukur’/ Si kërkonte në ’43 vrasjen e dy të studentëve Kristo Themelko

11:34 - 09.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Kastriot Dervishi –




Në fund të tetorit 1943 komunistët e çetës së Pezës vranë dy të rinj nacionalistë. Disa ditë më parë i kishin marrë peng dhe i mbanin të izoluar. Përveçse i akuzonin se ishin “nacionalistë”, nuk kishte asnjë elementë dyshues për të motivuar masakrimin dhe marrjen e jetës. Në këtë vrasje janë implikuar komisari i çetës së Pezës, bullgari Kristo Themelko dhe emisarët jugosllavë që ishin drejtues të lëvizjes nacionalçlirimtare. Themelko i quan nacionalistët dhe njerëzit e shkolluar “derra”.Më 25 tetor 1943, Kristo Themelkos që shkruante me pseudonimin “Shulja”në një letër për “Hysenin” dhe “Detit” bën të njohur edhe faktin e vrasjes së dy të rinjve nacionalistë:“Ka nja dy ditë që shokët e Kavajës na kanë pru dy ballistë të arrestuar dhe sipas informatave që kemi ba, këta janë të rinisë së Ballit dhe janë të rrezikshëm. Janë Qeramudin Sulo, Besnik Çano (emrat shkruhen me gabime-shënim) të dy ish studentë. Presim për këtë përgjigje të shpejtë që të dimë si të veprojmë. Unë mendoj që me i pastru këta derra në rast se janë të rrezikshëm. Shokët nga Kavaja që m’i kanë dërguar m’i kërkojnë prapë e thonë se duhet t’i këmbëjmë me ata të Fierit, pra presim përgjigje të shpejtë që të dimë se si janë, se ne jemi ushtarakë dhe do t’i zhdukim, sa për kështu jemi të fortë ne të Pezës”.

Balli Kombëtar me anë të një trakti njoftoi se dy djemtë: studenti i inxhinierës Besnik Çano dhe gjimnazisti i Tiranës Qeramundin Sulo, udhëtonin nga kryeqyteti për në jug, teksa ishin ndaluar në Kavajë. Prej këtu u dërguan në qendrën e partisë terroriste-komuniste me akuzën se ishin “nacionalistë”. Balli kish hyrë në bisedime, por komunistët i kishin vrarë, duke u masakruar në një pyll.Trakti i Ballit kushtuar dy martirëve akuzonte drejtuesit e lëvizjes ngacionalçlirimtare Dushan Mugoshën dhe Miladin Popoviçin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.