EKONOMI

ATP, si përfitojnë kompensim fizik 37 mijë pronarë

16:00 - 11.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Të gjithë ish-pronarët që presin kompensimin nga Agjencia e Trajtimit të Pronave mund të marrin pjesë në ankandet që do të zhvillohen nga agjencia për shpërndarjen e fondit fizik. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand, nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës, pavarësisht rendit kronologjik. Nëse vendimi përfundimtar që aplikon për ankand nuk është i vlerësuar financiarisht, ATP-ja procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me prona dhe vlerën për secilën parcelë.




Njoftimi
Agjencia e Trajtimit të Pronave bën njoftimin publik për kryerjen e ankandit në faqen e saj të internetit, në buletinin e njoftimeve zyrtare dhe sipas rastit, në një nga gazetat me shpërndarje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Njoftimi do të përmbajë vendndodhjen e pronës, karakteristikat e pronës, të dhënat identifikuese të pasurisë (zonë kadastrale, numër pasurie), vlerën e pronës, afatin e dorëzimit të ofertave dhe vendin ku depozitohen ato. Procedura që do të ndiqet në fazën e parë të ankandit do të jetë ajo me përzgjedhje të blerësve. Kandidatët (subjektet që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi) aplikojnë pranë ATP-së brenda 20 ditëve nga dita e shpalljes së ankandit. ATP-ja brenda një afati kohor prej 10 ditësh nga dita e hapjes së ofertave përcakton fituesin në mbështetje të kritereve të çmimit më të lartë të ofruar. Nëse ankandi për shitjen e pronës nuk realizohet dy herë radhazi për subjektet që disponojnë një vendim përfundimtar kompensimi, atëherë ATP-ja bën një ankand publik me procedurë të hapur për shitjen e kësaj prone, duke njoftuar çdo palë të interesuar për të marrë pjesë në ankand.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.