AKTUALITET

Aksioni në plazhe/ Policia liron edhe Durrësin, procedon 2 biznesmen

10:18 - 12.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia është ndaluar sërish në plazhin e Durrësit, për të evidentuar dhe ndëshkuar çdo rast informaliteti, ndërsa ka liruar 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.




Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Ata akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.