Kryesore

Bursa në Spanjë për studentët e Universitetit të Tiranës, kriteret dhe dokumentacioni

10:37 - 12.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Studentët e Universitetit të Tiranës tashmë kanë mundësinë që të aplikojnë për bursa brenda datës 20 qershor të këtij viti në Universitetin Valladolid, në Spanjë. Në faqen zyrtare të UT-së bëhet me dije se këto bursa studimi janë të vlefshme për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. “Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Bursat e studimit mbulojnë kompensimin prej 850 euro në muaj për studentët si dhe kostot e udhëtimit, (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës). “Studentët që përfitojnë nga mobiliteti nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, -theksohet në njoftimin e Universitetit të Tiranës. Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë për degë studimi si: Edukim, Trajnim për Mësuesit, Gjuhësi, Literaturë dhe Linguistikël Administrim-Biznes, Inxhinieri, Inxhinieri Kimike, Agrikulturë, Shëndetësi.




Aplikimi
Të gjithë studentët që dëshirojnë që semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 ta kryejnë në Universitetin Valladolid, në Spanjë, duhet të paraqesin dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë një CV në gjuhën angleze, një kopje të pasaportës, vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze). Gjithashtu, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një listë notash të nivelit master të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze si dhe një letër motivimi e një certifikatë të gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element). Studentët duhet të paraqesin edhe kontratën “Learning Agreement”. (Learning Agreement_ është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the Mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin ritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit bën me dije Universiteti i Tiranës. Më tej ky i fundit thekson se studentët duhet të përzgjedhin të kryejnë në Universitetin Staffordshire lëndë të njëjta me ato që do të kryenin në semestrin e parë në fakultetin e tyre, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’u njihen kur të kthehen. “Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Dokumenti “Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në rektorat nga koordinatori institucional i Erasmus +, dr. Gentiana Kera”, – nënvizohet në njoftim. Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, pranë Drejtorisë së Komunikimit, sektori i marrëdhënieve me jashtë si dhe t’i dërgojnë të skanuara po të njëjtin dokumentacion në “e-mail”-in [email protected].

Dokumentacioni
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
CV (në gjuhën angleze).
Kopje e pasaportës.
Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze).
Diplomë e nivelit bachelor.
Listë notash e nivelit bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze).
Listë notash e nivelit master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze).
Letër motivimi në gjuhën angleze në varësi të programit të studimit.
Certifikatë e gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element).
*Learning Agreement. (Learning Agreement) është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.
Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the Mobility”. – Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.