AKTUALITET

Detajet e reja/ Armando Gjini u vra në sy të fëmijëve të mitur

13:02 - 12.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armando Gjini mbeti i vdekur ditën e sotme, pas një atentati të bërë në qendër të Rrëshenit. Bëhet me dije se ai është qëlluar me breshëri automatiku, brenda makinës së ij. Në momentin e atentatit në makinë kanë qenë edhe dy fëmijët e tij të mitur.  3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Armando Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.




Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Vetëm 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para sa i përket tritolit të vendosur i përkasin kësaj piste.Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.