EKONOMI

Kontrolle në Sarandë, Tatimet: Qëllimi, të nxisim konkurrencën

15:29 - 12.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka zbritur në terren për monitorimin e planit operacional në kuadër të luftës kundër informalitetit. Nga qyteti i Sarandës, Ibrahimaj tha se janë kryer 420 inspektime dhe në një pjesë të  mirë të subjekteve janë konstatuar shkelje të rënda.Ajo shpjegoi se qëllimi kryesor i këtij operacioni nuk është goditja ndaj bizneseve, por forcimi i konkurrencës së ndershme dhe çrrënjosja e rasteve të paligjshmërisë, të cilat dëmtojnë ekonominë dhe përkeqësojnë klimën e biznesit.




“Në të gjithë muajin korrik dhe gusht kemi qenë në të gjithë vijat bregdetare për të kontrolluar bizneset.  Janë kryera 420 inspektime, ku janë gjetur  191 tatimpagues me shkelje, 30 prej të cilëve  kanë vepruar pa licencë dhe u është bllokuar aktiviteti deri në regjistrimin e tyre.   Plani operacional nuk ka për qëllim që të sulmojë subjektet, por ka për qëllim që të nxisë konkurrencën e ndershme”-tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.