BLUETOOTH

“Pa fat që Stresi të humbi”, Keisi konfirmoi ndarjen nga reperi

18:00 - 12.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetë një muaj pas lirimit të reperit nga burgu, Stresi dhe Kejsi u ndanë, megjithëse kishin bërë plane për t’u martuar këtë verë. Pasi hoqën të gjitha fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në “Instagram”, Keisi u largua për në Kanada dhe Stresi nuk e përcolli. Në postimet e tyre në “Instagram”, ata kanë bërë vazhdimisht thumbime për njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi veprimi i Keisit ka konfirmuar njëherë e mirë ndarjen e tyre.




Në njërën prej fotove të publikuara, Keisi ka marrë nga ndjekësi një koment ku i përmend ndarjen me Stresin. “Tani që je ndarë me Stresin të ka rënë një nur i bukur, siç ke qenë dikur, vajzë e thjeshtë, pa u sforcuar, pa dalë nga vetja. Vajzë yll me pak fjalë. Pa fat ai që të pati e të humbi, lum ai që do të të ketë, e them me siguri të plotë. Vajzë shumë e mirë në çdo aspekt. Qëndro kjo që je”, – janë fjalët e shkruara. Mirëpo çfarë ka bërë përshtypje është fakti që Keisi e ka pëlqyer këtë koment, duke lënë të kuptohet se është dakord me çdo fjalë që i ka thënë ndjekësi. Në këtë mënyrë, ajo ka konfirmuar indirekt edhe ndarjen e tyre shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.