SPORT

Reali jep Bejl dhe 85 mln euro për Nejmarin, PSG refuzon

14:45 - 12.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Nejmarit do të jetë larg Paris Sën Zhërmenit me klubin francez që po vijon të bisedojë me Real Madridin vetëm e vetëm për të mos e kthyer lojtarin te Barcelona dhe për t’u dhënë fund tekave të brazilianit, duke kërkuar kështu një hakmarrje si ndaj lojtarit, ashtu dhe ndaj klubit katalanas, që pavarësisht se e shiti dy vjet më parë, kurrë nuk u shkëput nga “O’Ney”. Tratativat vazhdojnë dhe sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, në ditët e shkuara Florentino Perez ka paraqitur një ofertë prej 85 milionë eurosh plus kartonin e uellsianit Gareth Bejl për të arritur te ylli brazilian, por PSG e ka kthyer sërish në Madrid ofertën, duke e cilësuar të pamjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e kampionëve të Francës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.