SHËNDET

Trajtoni aritminë me çajin e gjetheve të manaferrës

20:00 - 12.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Manaferrat shqiptare janë ndër frutat më të preferuara. Në vendin tonë, shumica e manaferrave mblidhen në natyrë. Edhe gjethet e saj ofrojnë shumë vlera duke qenë se janë të pasura me flavonoidë, vitamina dhe antioksidantë. Këto gjethe konsiderohen si tepër të çmuara në mesin e kurave të ndryshme bimore. Në shumë zona të Shqipërisë, gjethet e manaferrave kanë përdorime të ndryshme. Të dhënat e ekspertëve tregojnë se këto gjethe janë të rëndësishme për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Lëngu dhe çaji i manaferrës është një prej mënyrave për të përfituar këto vlera. Çaji i pasur me flavonolë është i rëndësishëm në mbrojtjen e zemrës. Çaji i manaferrës mundet të parandalojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, siç është arteroskleroza. Fibra dhe magnezi te manaferrat kanë një ndikim të rëndësishëm në qarkullimin e gjakut, rregullojnë tensionin e gjakut dhe parandalojnë aritminë. Një tjetër vlerë e çajit të manaferrës është mbrojtja e kockave.




Ky çaj përmban minerale të dobishme siç janë kalciumi dhe magnezi, të cilat janë thelbësore për mirëmbajtjen e kockave. Ekspertët konfirmojnë se kalciumi te manaferrat forcon kockat, ndërkohë që magnezi ndihmon në përthithjen e këtij minerali, por edhe të kaliumit. Kalciumi te manaferrat i bën kockat më të forta dhe mbron funksionet e qelizave. Disa studime kanë treguar se fibra e tretshme dhe e patretshme që gjendet te manaferrat dhe gjethet është dobishme për sistemin tretës. Fibrat stimulojnë përthithjen e ujit në zorrën e trashë. Pirja ditore e çajit të manaferrës dhe gjetheve të tij është një zakon i mirë për mbrojtjen e shëndetit të syve. Përbërësit e tyre janë të dobishëm në pakësimin e dëmeve të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Çaji i manaferrës dhe gjetheve të saj përmban antioksidantë, por edhe vitaminat E dhe C. Siç e dini, vitamina E luan rol kryesor në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe pakësimit të rrudhave. Çaji i manaferrës është i dobishëm në përmirësimin e funksioneve njohëse të trupit dhe trurit. Frutat e pyllit kanë në përgjithësi nivel të lartë antioksidantësh. Çaji i manaferrës është gjithashtu i pasur me antioksidantë, që e mbrojnë trupin në një sërë mënyrash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.