SPORT

Akuza e mediave ndaj Zidanit: Po kthen Realin në një ekip mbrojtës

19:30 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madridi duket se ende nuk po shkëputet nga agonia e sezonit të shkuar. Ndonëse zyrtarisht ende asgjë nuk ka nisur, në kryeqytetin spanjoll po bëjnë llogaritë me vështirësitë e para edhe me sezonin e ri, ndërsa pikëpyetje të shumta po kalojnë në mendjet e tifozëve në lidhje me atë se çfarë mund të bëjë Zinedin Zidan dhe skuadra e tij.




Në mbrëmjen e djeshme erdhi humbja e radhës me Romën në miqësoret e pragsezonit, ndonëse erdhi nga gjuajtjet e penalltive. Gazetat spanjolle në kor, kryesisht ato të Madridit, e kanë drejtuar gishtin nga trajneri Zinedin Zidan, që për herën e dytë radhazi e ka rreshtuar ekipin e tij me 3 mbrojtës qendre dhe dy anësorë. Por në Mardrid kjo skemë cilësohet e papërshtatshme sepse është shumë mbrojtëse dhe mediat duan nga Zidan që të heqë dorë menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.