Kryesore

Akuzat për Valdrin Pjetrin/ Reagon Rama: Deri sa të zbardhet e vërteta, rrugë të ndarë nga PS

15:51 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas akuzave të PD për kryebashkiakun e Shkodrës, ka reaguar për herë të parë Edi Rama. Në një status në Twitter Rama është shprehur se edhe vëllai i tij nuk ka shansë që të ngrijë dyshimi. E deri kur të zbardhet e vërteta, ka thënë kryeministri, Valdrin Pjetri dhe PS i kanë rrugët e ndara.




Statusi në Twitter

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.