AKTUALITET

Arrestohet bashkëpuntori i vrasjes së Artan Cukut/ Ja roli i tij dhe si u tërhoq nga atentati

10:44 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet në Greqi bashkëpuntori në vrasjen e Artan Cukut, Kristaq Leci.  Dy muaj më parë vrasësi i komisar Artan Cukut, Mikel Shallari, i shpëtoi burgimit të përjetshëm pasi pranon krimi dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Pikërisht në rrëfimet e tij përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda ka dalë për herë të parë, edhe emri dhe roli në këtë krim të rëndë i të arrestuarit të sotëm në Greqi, Kristaq Leci.Në dosjen e siguruar nga “BalkanËeb” sqarohet me detaje dhe skena e saktë e vrasjes së komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017-të. Ka qenë vetë ekzekutori Mikel Shallari i cili ka sqaruar se qëndronte në kafazin e brendshëm të shkallëve ku banonte Cuku dhe se u njoftua me SMS nga Kristaq Leci në momentin që Cuku po ngjiste shkallët.




“Ditën e krimit i pandehuri ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve. Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh” Në ashensor mësohet se Cuku ka hyrë për ti shpëtuar plumbave, por Shallari e ka ndjekur nga pas dhe në momentin që ky ka tentuar të dalë për tu përleshur me të i ka dhënë goditjen finale në kokë.“Viktima mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor, por i pandehuri iu vu nga pas dhe e qëlloi edhe aty. Më pas, provohet se viktima doli nga ashensori, duke tentuar të përleshej me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në kokë”,- thuhet në dosje.

ITINERARI QË NDOQI SHALLARI PAS VRASJES

Në dosje përmendet se pas i pandehuri është larguar sipas një itinerari të paramenduar, ndonëse atë ditë iu desh të flerë në shtëpinë e një shoku pasi organizatori Jambelli nuk ka shkuar në vendtakim.

“Tek sheshi “Ëillson” mori një taksi e cila e çoi deri tek “Astiri” Unaza e Re ku e kishte lënë të takoheshin me bashëkautorët Jambelli dhe Leci. Në vendtakim u paraqit vetëm Leci, kurse Jambelli jo. Pasi e pritën më shumë se një orë, i pandehuri i telefonoi shokut të tij Xhenildo Gogo, duke i kërkuar që të flinte atë natë në apartamentin e tij bashkë me kushëririn. Shoku i tij ka tregur më vonë në polici se Shallari ka thyer telefonat celularë dhe ka shkatërruar kartat sim pranë banesës së tij në Paskuqan. Të nesërmen në mëngjes u ndanë nga njëri-tjetri dhe u takuan pasdite bashkë me organizatorin. Leci e kërkoi në telefon përmes celularit të motrës”. Nga rrëfimi i Shallarit doli në pah fakti se komisar Cuku ishte planifikuar të vritej mbrëmjen e 7 prillit por atë natë bashkëpuntore  Kristaq Leci , kushëriri i Bledar Jambellit  (porositësi i vrasjes) ishte tërhequr nga kryerja e këtij krimi. Shallari ka shpjeguar: “Cukun do ta vriste Leci, por atë natë ai se bëri pasi kishte shumë njerëz përreth pallatit. Pastaj e mora unë përsipër dhe per keto do paguhesha nga Bledar Jambelli 20 mijë euro”, ka deklaruar Shallari përpara prokurorëve. Që në atë kohë Leci ishte shpalur në kërkim ndërkombëtarë për tu arrestuar ditën e sotme nga policia greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.