KULTURË

“Euronews”: Qytetarët mbrojnë Teatrin nga blloqet e kullave

18:00 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrojtja e Teatrit Kombëtar bëhet temë për “Euronews”. Gazetari i “Euronews” Jack Parrot ishte në Shqipëri para ca ditësh ku është njohur nga afër me dinamikën e protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe ka intervistuar disa nga artistët që mbrojnë Teatrin. Të përfshirë në kronikë janë Kastriot Çipi dhe Taulanda Jupi, si edhe vetë kryeministri




TEKSTI I KRONIKËS SË “EURONEWS”
Kur nuk ke elektricitet, duhet ta prodhosh atë (pamje të ndezjes së gjeneratorit). Është e vetmja mënyrë e njerëzve që kanë okupuar Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, të ndezin dritat që ua kanë prerë.
Por nuk është vetëm elektriciteti që u duhet të prodhojnë. Ata po luftojnë në një betejë me qeverinë, në mënyrë që të mos shembet godina e vitit 1939 për të ndërtuar një të ri, bashkë me disa blloqe kullash nga disa investitorë privatë. “Nuk ka pasur konsulta publike dhe askush nuk do t’ia dijë se çfarë ndjejnë qytetarët për këtë. Ndaj kjo është kthyer në një beteje për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë dhe për t’i thënë stop aleancave mes biznesmenëve dhe politikanë të korruptuar”, thotë Kastriot Çipi për “Euronews”.
Protestuesit filluan ruajtjen e teatrit muajin e kaluar dhe autoritetet më pas erdhën për të filluar heqjen e materialeve të brendshme, duke shkaktuar edhe përleshje të vogla (pamje të përplasjeve me policinë më 24 korrik). Artistë vullnetarë po vënë në skenë 3 shfaqje në javë, për të mbledhur fonde për fushatën. “Ne po i përgjigjemi dhunës së tyre me artin tonë dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm që teatri mund t’i japë politikës”, thotë Taulanta Jupi. Autoritetet thonë se teatri është shumë vapë në verë dhe shumë ftohtë në dimër dhe një pjesë e madhe e komunitetit teatror në Shqipëri që ka marrë fonde qeveritare janë pas nevojës për një teatër të ri.

68397933_648030319014091_8503470814362861568_n 69092801_2298505583743463_8231945163753127936_n 68268309_893148034390653_4583771441127751680_n
<
>

Njerëzit që janë këtu në teatër thonë se kjo nuk ka të bëjë me okupimin e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe për të mbrojtur historinë e tij. Këtu është vendi ku për herë të parë u zhvilluan gjyqet komuniste, pasi Shqipëria u çlirua nga regjimi nazist më 1945. Ata thonë se kryeministri i Shqipërisë e ka zgjedhur projektin për rindërtimin e teatrit pa një proces transparent. Thonë se tokë publike do t’i jepet një kompanie private ndërtimi për të ndërtuar kulla rezidenciale, në kundërshtim me te drejtat e qytetarëve të Tiranës.

Kryeministri më tha mua që kjo është vetëm një histeri dhe se i gjithë procesi po ndjek detyrimet që Shqipëria ka me marrëveshjet me Bashkimin Europian. “ky është parë nga Komisioni Europian dhe është sqaruar me kushtin për të pasur konkurs. Konkursi është tani. Pjesa tjetër është, e ke parasysh…”, – thotë Edi Rama për “Euronews”.

Takat janë hapur në të dy palët, por përfundimisht perdja do të bjerë dhe fati i teatrit kombëtar të Shqipërisë do të vendoset.

POSTIMI
Kryeministri Edi Rama pasdite bëri një postim ku duke vënë në dukje se studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës, tha se ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit. Sipas tij, Josif Papagjoni është shprehur: Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik. Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri.
(fa.ni)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.