Show-Bizz

Humb betejën ndaj kancerit, ndërron jetë prezantuesja italiane Nadia Toffa

12:26 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nadia Toffa , fytyrë e njohur në televizionin italian dhe prezantuese e emisionit Le Iene, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjecare pas një lufte të gjatë kundër kancerit. Lajmin e trishtë e dha redaksia e emisionit Le Iene me një postim prekës në Facebook.




Prezantuesja e njohur kishte që në dhjetor të 2017 që vazhdonte terapi të ndryshme dhe pas një periudhe që të gjithë shpresuan se ia kishte dalë mbanë, ajo u përkeqësua.

Toffa, me shpirtin e lumtur dhe me buzëqeshjen që e karakterizonte , nuk u mposht nga sëmundja dhe vazhdoi aktivitetin e saj në televizion deri sa u shtrua në  qendrën Domus Salutis në Brescia.

“Le Iene” është një shfaqje e gjatë që ndërthur raportet hetimore me komedinë. Duke filluar nga viti 1997, nëpërmjet përdorimit të komedisë satirike, me skica dhe raporte për çështje politike dhe çështje të konsumatorit, Le Iene vazhdon të ketë një audiencë shumë të gjerë.

Toffa u vlerësua edhe me çmimin Ndërkombëtar të Gazetarisë “Çmimi Special – Prezantuesi Televiziv i Vitit” në 2015.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.