Show-Bizz

Kush e llaston më shumë? Armina flet për Sali dhe Liri Berishën

11:10 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armina Mevlani, është e njohur gjerësisht nga publiku për bukurinë dhe aktivitetet e saj në rrjetet sociale në lidhje me trendet e modës. Megjithatë ajo që e ka bërë të jetë shpesh në vëmendjen e mediave është dhe lidhja me djalin e ish- kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.




E ftuar në emisionin veror “Pushimet On Top”, nën drejtimin e Ori Nebiajt, Armina Mevlani ka folur për lidhjen e saj me Shkëlzenin dhe ndër të tjera është shprehur dhe për marrëdhëniet që ka me vjehërrit e saj Sali dhe Liri Berishën.

Ajo ka thënë që shkon shumë mirë me të dy por e pyetur nga gazetarja se kush e llaston më shumë nga dy vjehërrit, Armina është shprehur se grave u shkon më shumë llastimi, duke na lënë të kuptojmë se është vjehrra.

Mbase është dhe për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë më njëra-tjetrën që bloggerja thotë se preferon ta thërrasë në emër të vjehrrën pasi sipas saj respekti është më i rëndësishëm se sa forma si e thërret.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.