EKONOMI

“Luftë” karburantit jocilësor, Balluku: S’do kursejmë asnjë subjekt

17:30 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial do të intensifikojë kontrollet në drejtim të informalitetit cilësor të karburanteve. Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se masat do të shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit, ndërkohë që nuk do të diferencohet asnjë subjekt duke filluar që nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtimi i këtyre produkteve. Paralelisht, Inspektorati do t’i nënshtrohet një ristrukturimi të thellë, ndërsa numri i inspektorëve do të shkojë në 230, nga 100 që është aktualisht. Ndërkohë që, Balluku paralajmëroi inspektorët të qëndrojnë larg praktikave korruptive. Për 6-mujorin e parë të këtij viti ISHTI ka gjobitur 44 subjekte, ndërsa vlera e tyre arrin në 1.4 mln USD.




Plani i masave
Subjektet që importojnë, tregtojnë, përpunojnë apo nxjerrin hidrokarbure do të përfshihen në radarin e kontrolleve të institucioneve shtetërore, në atë që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e quajti si luftë frontale të informalitetit në cilësi. Në një dalje para mediave Balluku tha se kontrollet e cilësisë së karburantit janë intensifikuar në kuadër të nismës së antiinformalitetit që qeveria Rama ka ndërmarrë tashmë. “Informaliteti cilësor është i njëjtë dhe i ngjashëm me informalitetin fiskal për të mos thënë me siguri që është prodhues i informalitetit fiskal. Pra, duke prishur standardet dhe duke mos përmbushur rregullat dhe kërkesat cilësorë në fushën e hidrokrabureve, subjektet abuzojnë. Kjo luftë kundër informalitetit cilësor do të intensifikohet. Duke qenë se sot do flasim për punën që kryen Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial edhe disa pika të tjera që kemi identifikuar, kemi një plan pune sesi do t’i monitorojmë dhe zgjidhim. Shqetësuese për ne është mungesa e rregulloreve të punës në sektorin elektro-energjetik. Për më tepër ajo çfarë është identifikuar ka qenë veprimtaria monitoruese në fushën nxjerrëse. Inspektorati do pësojë një ristrukturim të thellë që t’i përgjigjet luftës kundër informalitetit. Brenda tetorit të vitit 2019 ne do të ngremë laboratorin në Porto Romano për të qenë pranë kompanive hidrokarbure. Lufta frontale kundër informaliteti cilësor do të vazhdojë dhe intensifikohet në vijim në bashkëpunim me gjithë strukturat e tjera shtetërore.

Do të ushtrojmë kontroll në gjithë subjektet që importojnë tregojnë, përpunojnë apo nxjerrin hidrokarbure” tha Balluku. Kryeinspektori i Admir Abria bëri me dije edhe rezultatet e mbikëqyrjes në treg në 6 muajt e parë të vitit 2019, duke theksuar se, fillimisht është bërë një analizë risku për të parë numrin e subjekteve që monitoronte ISHTI dhe pjesa e hidrokarbureve është parë me më shumë kujdes pasi prek më drejtpërdrejt qytetarët. “Në shumë raste kemi hasur mungesë cilësie kryesisht në naftë gaz, GNL dhe në solar. Fusha e dytë e operimit ka qenë tek elektron-energjetika me fokus tek siguria në punë. Të gjithë operatorët që operojnë në fushën elektro-energjetike si OSHEE kesh dhe OST si dhe subjektet e tjera u kemi thënë që duhet të marrin veprime të drejtpërdrejta për të rritur sigurinë në punë. Kemi intensifikuar punën kryesisht në bregdet tek hoteleria për pajisjet nën presion. 99 për qind e aksidenteve me GLN vijnë si rezultat i mosrespektimit të sigurisë. Kemi paraqitur profilet e riskut dhe Tatimet dhe Doganat kanë ndërmarrë dhe kanë vendosur gjoba dhe penalitete ndaj subjekteve që operojnë kundër standardeve në treg. Tashmë po punojmë në rritjen e kapaciteteve brenda ISHTI. Me aktin e ri normativ Inspektorati do bëhet me 130 inspektorë nga 100 që janë aktualisht. Gjatë 6 mujorit të parë janë kontrolluar para zhdoganimit 3659 subjekte me një rritje prej 20 për qind. Kjo do të thotë që forca jonë evidentuese dhe ndjeshmëria që subjektet kanë pasur në mbikëqyrje ka qenë më e lartë. janë bërë 2477 inspektime rritje 11 për qind.

Subjektet e paralizuara

Kryeinspektori i Admir Abria bëri me dije edhe rezultatet e mbikëqyrjes bëri të ditur masat që janë marrë deri tani. “Janë penaliziuar 44 subjekte, që janë në fushën e MIE dhe mbikëqyren nga ISHTI, ishte pjesa teknike. Çfarë do bëjmë për ta kontrolluar më mirë? Duke ngritur laboratorin pranë Porto Romanos do të thotë që kontrollojmë në kohë reale 85 për qind të tregut në vend. Do kemi në mbikëqyrje dhe monitorim gjithë importin, por edhe eksportin e atyre lëndëve që dalin nga rafineritë”,-bëri më dije Abria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.