Kryesore

“Po pres me padurim…”/ Valdrin Pjetri i përgjigjet akuzave të PD: Di të vërtetën time

14:08 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri,  i cili pritet të betohet ditët në vijim ka reaguar pas akuzave të PD. Kjo e fundit sot me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se Pjetri rezulton i dënuar në Firence në vitin 2003.Ai thotë se të vërtetën e tij e ka deklaruar para pak ditësh me dokumente zyrtare, ndërsa thotë që pret me padurim verifikimin zyrtar nga strukturat ligjore në vendin tonë dhe në shtetin fqinj.




Sipas tij, e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo ajo që del nga foltoret e Partisë Demokratike.“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”-shkruan ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.