AKTUALITET

Rasti “Zhvatja” shton panikun, gazetari italian: Sot fakte të reja

18:00 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas pasqyrimit të rastit “Zhvatja”, Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, teksa skandali me korrupsionin gjigant vijon të zgjerohet dhe në dritë paralajmërohet se do të dalin të tjera detaje. Këtë lajm e ka dhënë gazetari italian, Larsi Gajser, i cili publikoi me video superskandalin, në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut. Gazetari Gajser ka paralajmëruar se sot do të publikojë fakte të reja për këtë rast, të quajtur “Reket”. “Maqedonia: 13 gusht, prej ora 11, në Raido ‘Kapodistrija’. Do të kyçem brenda në faktet drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gajser, përmes statusit të tij në “Facebook”. Ndërkaq, përgjimet e publikuara nga gazeta italiane “La Verita” që tregonin rastet e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i ka komentuar dje edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Ai tha se revolta e qytetarëve është shume e madhe, ndërsa inkurajoi institucionet ligjore që të vijojnë hetimet në mënyrë profesionale, pavarësisht se kush është i përfshirë në to. “Revolta te qytetarët është e madhe. Edhe unë si president, por edhe si qytetar i këtij shteti jam i dëshpëruar dhe kërkoj zbardhje të plotë të rastit. Kërkoj padi për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast, përfshi këtu edhe funksionarët pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës. Ju jap mbështetje të plotë institucioneve përkatëse që rasti në fjalë të merr epilogun e duhur gjyqësor.




Institucioni president i shtetit do të bëj çmos që këto institucione t’i mbroj nga presionet eventuale. Vetëm përmes një epilogu të drejtë mund të kthejmë besimin te qytetarët. Nuk ka shtet të se drejtës në rast se pushteti i ndjek vetëm kriminelët e pushtetit të kaluar duke anashkaluar kriminelët e këtij pushteti”, u shpreh Pendarovski. Sipas Pendarovskit, rasti “Zhvatja” do të ndikojë negativisht për Maqedoninë e Veriut dhe ecurinë e saj drejt Bashkimit Evropian. Presidenti Pendarovski gjithashtu u shpreh me rezerva për prokuroren speciale, Katica Janeva. Ndërkaq, një ditë më parë media italiane “La Verita” vijoi të tronditë politikën e Maqedonisë së Veriut, teksa ka publikuar video të reja të çështjes “Zhvatja”, që tregon një rast madhor korrupsioni të zyrtarëve të lartë. Mediat kanë publikuar bisedën e plotë të përgjuar mes Bojan Jovanovski (Boki 13), Jordan Kamçev dhe Katica Janeva, ish-kryeprokurorja që u dorëhoq pas skandalit. Por, nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për këtë rast. Ai mohon të jetë përfshirë në skandalin e njohur si “reketi” ku dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva.

Dy bashkëpunëtor të Janevës i kanë afaristit, Orce Kamçev 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga paraburgimi lidhur me një aferë tjetër korruptive me godinën e VMRO-së opozitare. Lidhur me këtë skandal, një gazetë italiane, “La Verita”, ka publikuar video incizime në të cilat shihen protagonistët e skandalit duke marrë paratë e premtuar ndërsa në një prej tyre dëgjohet një bashkëpunëtor i Janevës se si i premton se për këtë çështje ka biseduar dhe do të bisedojë edhe me kryeministrin, Zoran Zaev që të mos ketë probleme lidhur me këtë aferë. “Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo qoftë lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’. Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejtë dhe fajtorët të dalin para ligjit. Përgjegjësit apo trilluesit dhe ata që bëjnë gjithçka për të shpëtuar, nuk mund të hiqen si viktima. Ato që thuhen në audio-përgjim janë gënjeshtra dhe marrëzi të qëllimshme për të përforcuar pozicionin dhe fuqinë para bashkëfolësit”, ka shkruar Zaev në llogarinë e tij në Facebook. Në audio-përgjimin që është publikuar këtë të shtunë, dëgjohet se si Bajon Jovanovski i njohur si Boki 13 e që është edhe pronar joformal i një televizioni, afaristi Orce Kamçev dhe prokurorja speciale Katica Janeva, janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Jovanovski flet për miqësinë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe fotot që ai ka bërë me të në studiot televizive. Partia opozitare, VMRO DPMNE edhe njëherë ka dalë me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe arrestimin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe të prokurores, Katica Janeva. Opozita akuzon edhe prokurorinë publike se qëllimisht po zvarrit hetimin për këtë skandal. “Në një situatë të tillë, mbetet dyshimi se i gjithë procesi hetimor nga prokuroria është një farsë e madhe që synon mbrojtjen e zyrtarëve të lartë që janë pjesë e krimit. Duke lënë aq shumë hapësirë për shkatërrimin e provave nuk është hetim, por shkatërrim i tij”, thuhet në reagimin e opozitës maqedonase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.