Show-Bizz

Si iu dorëzua Ornella Muti, sharmit të Adriano Celentanos, dhe e ndau nga gruaja

09:14 - 13.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ikona Adriano Celentano është një këngëtar rock-u, aktor dhe muzikant. Sapo i përmendet emri, shumë njerëz lidhin historinë e tyre me të. Por suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti.Por Muti iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film.




Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori. Celentano, sikurse thuhet për të, është një workoholic: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Italianët e donin Celentanon sepse ishte kokë më vete. Ai u është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.