SPORT

Stërvitje në pikë të vapës, Partizani bëhet gati për Superkupën

10:10 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani i ka dhënë fund pushimeve dhe tashmë ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë Kukësin. Skuadra e drejtuar nga Franko Lerda, ka zbritur ditën e sotme në fushë për të përgatitur finalen, e duke sfiduar në të njëjtën kohë të nxehtin e madh që ka pushtuar vendin.




Kampionët në fuqi, kanë kryer një seancë stërvitore paraditen e djeshme ndërkohë që vetëm 2 ditë më parë zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Laçit ku edhe barazuan me rezultatin 1-1. Partizani po i kryen përgatitjet në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz. Lerda ka punuar me grupin e plotë të futbollistëve duke mos vuajtur në këtë mënyrë asnjë dëmtim apo mungesë. Finalja do të luhet të dielën, në datën 18 gusht në “Elbasan Arena”, aty ku skuadrat synojnë trofeun e parë sezonal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.