SPORT

Superliga nis me vrull, 3 javë luhen në 8 ditë!

14:14 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shortit Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi edhe kalendarin e plotë të sezonit 2019/2020 të Superligës. Nëse zgjedhja e goglave ishte çështje fati dhe klubet duhet ta pranonin pa kushte, ata duhet të jenë kapur në befasi, kur kanë parë datat e ndeshjeve. Të gjitha skuadrat duhet të përgatiten për një tur force “alla Premier League”, pasi në tetë ditë duhet të luajnë tre javë. Qeveria e futbollit në vend dhe Sektori i Garave ka përcaktuar se tre javët e para të kampionatit elitar që do të nisë topin e parë më 24 gusht të mbyllen më 1 shtator.




Pra, me një llogari të thjeshtë, i bie që pas pushimit të gjatë, skuadrat të hyjnë menjëherë në ngarkesë me një ndeshje çdo katër ditë. Më shumë se të gjithë nuk duhet të jenë të lumtur dy nga pretendentët e edicionit të ri, Partizani dhe Kukësi. Ngarkesa e tyre do të jetë akoma më e madhe, pasi kampionët në fuqi të Superligës dhe nënkampionët e saj do të përballen mes tyre më 18 gusht për finalen e Superkupës së Shqipërisë. Pra, këto dy skuadra kanë në axhendën e tyre katër ndeshje në dy javët e para të sezonit të ri të futbollit elitar në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.