SPORT

Tifozët i treguan derën, PSG kërkon të heqë qafe Nejmarin

11:38 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I gjithë Parisi po “zien” për çështjen “Nejmar”. Qëndrimi i sulmuesit brazilianë në kryeqytetin francez është i pamundur dhe kjo u kuptua qartë edhe gjatë përballjes së parë të kampionatit, e fituar thellë 3-0 ndaj Nimës. Banderola (Nejmar, zhduku!) dhe kore të tifozëve kundër O’Ney (Nejmar, bir kurve!), tifozët e PSG-së nuk kanë më simpatinë më të vogël për 27-vjeçarin, që me qëndrimin e tij duket se e ka mbushur kupën. Nëse do të bëhej fjalë për një futbollist të zakonshëm, diskutimi do të ishte ndryshe, por një futbollist që ka kushtuar 222 milionë euro duhet të menaxhohet me shumë kujdes, pasi humbjet, sigurisht ato ekonomike, do të ishin të pallogaritshme. Që Neymar nuk do të jetë më pjesë e PSG-së, kjo është më se e qartë, por cili do të jetë destinacioni i brazilianit, Barcelona apo Nejmar?




Duket sikur jemi kthyer 6 vite pas në kohë, pikërisht në vitin 2013, kur dy gjigantët e futbollist spanjoll konkurronin fort në merkato për shërbimet e ish-talentit të Santosit. Atëherë fitoi Barça, që gjithsesi pati kosto me pas gjyqeve të zhvilluara për shmangie të detyrimeve tatimore. Si Barcelona, ashtu edhe Reali, nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për Nejmar. Katalanët janë të disponueshëm për ta huazuar ose blerë duke përfshirë edhe shkëmbimin me Kutinjon (ndoshta edhe të ndonjë elementi tjetër, si Rakitiç apo Dembele).

Reali, gjithashtu, ka shpenzuar shumë gjatë kësaj vere me blerjen e emrave të tillë si Hazard, Joviç, Miltao e Mendi, ndaj ofron 120 milionë euro plus kartonin e Hames Rodriguezit. Parizienët do ta pranonin ofertën nëse përfshihej Isko dhe jo Hames, por Zidane nuk ka ndërmend të heqë dorë nga spanjolli. Ndoshta duke shtuar edhe një nga portierët, Navas apo Kurtois, atëherë kampionët e Francës mund të dorëzohen. Deri në fillim të shtatorit, kur të mbyllet përfundimisht merkatoja, do të luhet një “El Clasico” e nxehtë në zyra për të fituar kartonin e Nejmarit.

Reagon e motra
Tifozët të mërzitur me Nejmarin, e kanë ofenduar atë në kor, duke i thënë: “Nejmar largohu, bir kurve. Dhe kjo situatë ka bërë, që të rriten më shumë shanset për largimin e 27-vjeçarit, nga “Parc de Prince”. Për fyerjet e sulmuesit në stadium ka reaguar edhe motra e tij Rafaela, e cila në një postim në “Tëitter”, shkruan: “Çfarë njerëzish të neveritshëm dhe të pasjellshëm që jeni. Do të donit ta kishit vëllain tim në ekip. Nuk do të fitoni kurrë asgjë pa të”, shkruan ajo. Gjithsesi postimi i saj u fshi pak më vonë, por kjo nuk mund të kalonte pa u vënë re nga ndjekësit e saj. Ky postim e tregon qartë që e ardhmja e brazilianit do të jetë larg PSG-së, me Real Madridin dhe Barcelonën, si destinacionet më të mundshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.