SPORT

Vijojnë hakmarrjet e Marotës, gati t’i heqë Darmianin Juves

15:45 - 13.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhuzepe Marota po mundohet që nëpërmjet lëvizjeve të merkatos të hakmerret ndaj Juventusit që e largoi një vit më parë. Pasi u rrëmbeu Lukakun bardhezinjve, të cilët kishin provuar në çdo mënyrë ta merrnin nga Mançester Junajtid, drejtuesi i zikaltërve ka arritur akordin me një tjetër futbollist të cilin në Torino e ndiqnin prej disa vitesh. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai ka një akord me Mateo Darmian, të cilin Juventusi e monitoron prej dy sezonesh por nuk është hedhur ende në sulm për ta siguruar nga Mançester Junajtid.




Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë në Angli dhe do ta respektojë atë, për t’u transferuar me parametër zero në Milano në verën e ardhshme pasi ka gjetur një akord me Marotën për t’u bërë pjesë e zikaltëve. Ndërkohë, drejtuesi ka bërë gati edhe transferimin e Milinkoviç-Saviç, i cili duket se është një lëvizje konkrete dhe jo thjesht thashetheme të merkatos. Sipas mediave italiane, Marota po bëhet gati të shesë Zhoao Mario dhe Mauro Ikardin, për të fituar mes 70 dhe 80 milionë eurove nga të dy futbollistët. Me këto para do të bëhet oferta zyrtare te Lacio e cila e vlerëson 100 milionë euro futbollistin të cilin Igli Tare e bleu 18 milionë euro 4 vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.