VIP PAGES

Del “The Perfect Gangster 2”, Andi Deliana: Rrëfimi ekskluziv i nr. 2 të mafies, Sammy Gravano

18:00 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

The Perfect Gangster” është dokufiksioni, i cili hapi shumë debate në Nju Jork të SHBA-së. Filmi i bazuar në rrëfime të vërteta të mafias më të njohur italiane në Amerikë bëri shumë bujë me lançimin e detajeve të pashprehura më parë. Ndërkaq, regjisori dhe njëkohësisht dhe producenti i talentuar, Andi Deliana vjen në një rrëfim ekskluziv për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare” lidhur me trajlerin e episodit të dytë të nxjerrë së fundmi. Episodi i dytë, filmi i dytë me temë nga mafia dhe gangsteret e Nju Jorkut flet për Film Dokumentar ku disa skena janë xhiruar me aktorë dhe ku përdoren efekte si në një film fiksion. Arsyeja përse quhet apo klasifikohet Dokufiksion është se gërshetohen stile regjie që normalisht shihen në filma fiksion, por duke mbështetur një ngjarje të treguar dhe dokumentuar në një dokumentar. Andi na rrëfen prapaskenat dhe vështirësitë që stafi ka pasur në realizimin e produksionit të dytë si dhe problemet e debatet që i hapi episodi i parë për shkak të peshës që mbante në vetvete.




“Vështirësitë kanë përfshirë kërcënime, shantazhe e probleme praktike e teknike që na është dashur të mënjanojmë apo të kalojmë për përfundimin e procesit të punës që ka qenë sa me rrezik aq dhe interesant në rrugëtimin e tij. Do duheshin disa filma për të treguar sesi u realizua ky projekt,” shprehet Deliana.
Ndërkaq një ndër risitë e këti episodi të dytë të “The Perfect Gangster” është edhe rrëfimi ekskluziv i mafies nr 2 italiane në Nju Jork, vetëm për këtë produksion të dokufiksionit,
“Disa prej këtyre dëshmive të dhëna për ne, prekin interesat e mafies dhe disa të vërteta në luftën brenda llojit. Gjëja më e veçantë është dhe pjesëmarrja e Sammy Gravano, numri 2 i mafies së NY, i cili nuk është prononcuar kurrë më parë, por këtu ka dhënë intervistë eksluzive vetëm për “The Perfect Gangster 2,” thotë ndër të tjera producenti.
Për më tepër detaje ndiqni intervistën:

the perfect gangster 2 Screen Shot 2019-08-12 at 6.50.57 PM the perfect gangster 5 the perfect gangster 6 the perfect gangster 7 the perfect gangster 1
<
>

Sapo keni lançuar trailerin e dokufiksionit të “The Perfect Gangster 2”. Cilët janë personazhet e njohur që marrin pjesë?
Në këtë episod marrin pjesë disa eksponentë të mafias, dëshmitarë dhe lojtarë në disa evenimente që u mediatizuan shumë gjatë viteve 90-të.
Në nëntor shfaqet episodi i dytë. Cilat janë risitë që sillni kësaj radhe?

Personazhet që marrin pjesë janë individë që me dëshmitë e tyre reflektojnë disa aspekte të punës dhe organizmit të mafies Nju Jorkeze. Por në një moment të caktuar u kthyen në dëshmitarë të rëndësishëm në çështje madhore ku inkriminohen bosa të familjeve më të fuqishme të mafias së Nju Jorkut, konkretisht të familjeve Luchese, Gambino dhe Colombo. Disa prej këtyre dëshmive të dhëna për ne, prekin interesat e mafies dhe disa të vërteta në luftën brenda llojit. Gjëja më e veçantë është dhe pjesëmarrja e Sammy Gravano, numri 2 i mafies së NY, i cili nuk është prononcuar kurrë më parë, por këtu ka dhënë intervistë eksluzive vetëm për “The Perfect Gangster 2”.

Sa vështirësi ka patur në realizimin e “The Perfect Gangster 2”?
Vështirësitë kanë përfshirë kërcënime, shantazhe e probleme praktike e teknike që na është dashur të mënjanojmë apo të kalojmë për përfundimin e procesit të punës që ka qenë sa me rrezik aq dhe interesant në rrugëtimin e tij. Do duheshin disa filma për të treguar sesi u realizua ky projekt.
Si u prit Episodi i parë? A arriti pritshmëritë nga ana juaj?

Episodi i parë eshtë nominar 12 herë dhe ka fituar 5 çmime deri tani. Jemi ftuar të marrim pjesë dhe në festivale të rëndësishme të SHBA-së si FLIFF nue festival që bëhet për mbi tri dekada në Amerikë. Duhet të them se episodi i parë i “The Perfect Gangster” ka hapur shumë debate dhe e bëri më të vështirë përpunimin e të dytit.

A po mendoni për një episod të tretë?
Nëse do të ketë disa episode të gjerë, do të flasin për inkriminim e elementëve kriminalë të mafies italiane të Nju Jorkut dhe mafies shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.