AKTUALITET

Konfindustria, zhvlerësimi i euros, pasoja të rënda për ekonominë

17:30 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfindustria shpreh shqetësimin për rolin e dështuar institucional në vazhdimësi të Bankës së Shqipërisë në zhvleftësimin e tejskashëm të euros kundrejt lekut, me pasoja të rënda në afatgjata për zhvillimin e ekonominë kombëtare dhe para së gjithash prodhimit dhe industrive vendore. Mungesa e plotë e analizës institucionale së shkaqeve, pasojave në ekonomi, mosveprimet dhe/ose politikat e gabuara të Bankës së Shqipërisë në problematikat e zhvleftësimit të thellë të euros, në mjaft raste cenojnë pavarësinë e siguruar me ligj të institucionit, duke ndihmuar ekzekutivin dhe/ose grupe të caktuara importuesish dhe operatorësh të tregut, në kundërshtim me interesin publik në afatgjatë.




Rasti i fillimit të politikës së “de-euroizimit” të ekonomisë, që përkoi pikërisht në kulmin e zhvleftësimit të monedhës europiane ndaj lekut, është shembull i qartë i paaftësisë dhe deri subjektivizmit të Bankës së Shqipërisë. Pasojat e mbivlerësimit të lekut kundrejt monedhës europiane godasin drejtpërdrejt fuqinë konkurruese të vendit për investime prodhuese, ndihmojnë hapur lobet importuese në dëm të prodhimeve të markës “Made in Albania”, prekin ndjeshëm deri në falimentim kompanitë shqiptare, që prodhojnë për eksport dhe tregun vendor, zhvlerësojnë ashpër kursimet dhe mbijetesën e një mase dërrmuese të qytetarëve me burim të ardhurat nga emigracioni. Rënia e rendimentit fiskal të ekonomisë shqiptare, me pasojë edhe në rënien e vazhdueshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, shprehur dhe në fushatën e fundit të ekzekutivit kundër informalitetit, në një masë të madhe vjen dhe nga politikat monetare të gabuara ose të munguara të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.