KULTURË

Kritika gjermane, për filmin e Budinës: Ajka e ajkës për ata që e dashurojnë kinemanë

15:30 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi i regjisorit Robert Budina “Streha mes reve” nga 19 shtatori do të shfaqet në mbi 70 kinema në të gjithë Gjermaninë! “Është hera e parë që një film shqiptar që flet shqip, shfaqet në kinematë gjermane. Moto është : një shqiptar sjell dy gjermanë në kinema, në mënyrë që ta shpërndajmë sa më shumë kulturën tone”, shkroi pak ditë më parë vetë regjisori që prej 198 muajsh po mbron Teatrin Kombëtar.




Kritika gjermane me rastin e daljes së filmit “Streha Mes Reve” në shtator në kinematë gjermane shkruan kështu mes të tjerash: “historia e një bariu, i cili nuk ka asnjë dëshirë të bëhet profet, vjen përmes imazheve të mrekullueshme të një bote antike në malet shqiptare, dhe na sjell disa të vërteta të hidhura për mbarë njerzimin – ajka e ajkës për ata që e dashurojnë kinemanë, një film i mrekullueshëm”.

frymëzuar nga natyra, historia e zonës desha të realizoj një film të realizmit magjik dhe herë-herë sureal të rrëfyer në mënyrë shumë personale dhe subjektive përmes personazhit kryesor të filmit që quhet Besnik dhe është një bari dhe besimtar i devotshëm, i cili kalon në sprova të vështira në raport me familjen, komunitetin, dashurinë dhe besimin në zot”. Ky është në pak fjalë filmi më i ri i Robert Budinës. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ai rrëfente filmin dhe kohën mes xhirimeve, projekteve e protestës së pareshtur prej muajsh në mbrojtje të godinave të teatrove kombëtarë. “Personalisht për mua ka rëndësi të madhe që filmi është zgjedhur në garën zyrtare kryesore të festivalit dhe konkurron me më të mirën që vjen nga kinemaja botërore pasi ‘Tallin’ është një nga podiumet më të rëndësishme të kinemasë botërore për momentin”, thotë Budina.

Në rolet kryesore interpretojnë Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Regjisori Robert Budina e kaloi javën e kaluar mes Prishtinës e Tiranës: Prishtinës ku shfaqej filmi në konkurrim dhe Tiranës ku ai është një nga drejtuesit e protestës që ruan Teatrin Kombëtar prej qeverisë prej një viti. Ai e ka bërë dy herë vajtje-ardhje Prishtinën, sepse me të mbërritur ai në festival, në Tiranë qeveria nisi sulmin ndaj teatrit. Mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë europiane, 19 regjionale dhe 32 premiera kosovare, aktivitete, uorkshope, programe të ndryshme e mbrëmje festive, për një javë e kthyen Prishtinën në adresën e filmit dhe kulturës. Në katër hapësira të ndryshme, në Teatrin Kombëtar, Kino ABC, kino Armata dhe në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarët patën mundësinë të shohin filmat e gjitha programeve garuese dhe jo garuese. Mes një konkurrencë shumë të fortë, me filma nga shumë shtete të botës, nga Hong Kongu, e Korea e Jugut, e deri tek Ekuadori e Sh.B.A., dhe shumë shtete të ndryshme të Europës e rajonit, dhe ajo që na gëzon shumë edhe filma të Kosovës, juria e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të industrisë së filmit ka vendosur që “Sreha mes reve” të marrë tre çmime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.