AKTUALITET

Kush është Sadetin Erkoçeviq/ Sherri për balerinën së bashku me mikun e Vis Martinajt

10:40 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia. Ashtu si u tha pak më parë në një konferencë për shtyp, 28-vjeçari po planifikonte një vrasje. Erkoçeviq nuk është një person i panjohur për drejtësinë, pasi në vitin 2014, ai ka bërë një tjetër vrasje.




Në ngjarjen e 2014, i përfshirë ishte edhe Eljon Hato, i përfshirë edhe në sherrin e 4 tetorit në Bllok, ku mbeti vrarë një person si dhe u plagos Ervis Martinaj.  Në vitin 2014, ka qenë i përfshirë në një konflikt me armë ndodhur në lokalin “Enigma”, në fshatin Zues, në Shkodër. Në këtë lokal ka shkuar i ndjeri Indrit Hylli se bashku me kushëririn e tij Ervin Hylli dhe një shokun e tij Fabian Hoxha.

Në këtë lokal, me pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Hylli dhe me shtetasin Ervin Hylli. Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Hylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të. Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit dhe shtetasit Sadetin Erkoceviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve dhe Eljon Hato ka plagosur një prej personave të grupit tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.