Kryesore

Ndahet nga jeta në moshë të re Gjergj Xhuvani

15:02 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani. Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Gjergj Xhuvani ishte 56 vjeç dhe do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare.




Skenaristi dhe regjisori shqiptar, Gjergj Xhuvani, kishte shkuar në Itali për të xhiruar një film të ri, por nuk arriti ta përmbyllte kurrë këtë projekt.  Ai do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të skenës shqiptare. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Filmografia e regjisorit,aktorit dhe skenaristit, Gjergj Xhuvani:

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991).

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991).

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)

Producent

Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.