EKONOMI

Nga 8 shtatori, patenta shqiptare do të njihet për konvertim në Itali

18:00 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia do të fillojë të njohë që nga data 8 shtator 2019 lejet e drejtimit shqiptare të lëshuara nga 24 janari 2017. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi dje se, “për të gjithë bashkëkombësit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të leje drejtimit (i lëshuar nga 24.01.2017), bëjmë me dije se ky model lejeje drejtimi do të njihet për konvertim nga shteti italian, duke filluar nga 8 shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive”!




Marrëveshja
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur për të gjithë bashkëkombësit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të “Leje Drejtimit” (i lëshuar nga 24.01.2017). Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ky model ‘Leje Drejtimi’ do të njihet për konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive. Edhe Athina njeh patentat shqiptare. Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë, e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj. Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë, të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke, e cila ka edhe një kosto financiare, që shkon nga 700 deri në 1000 euro. Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të vitit të kaluar mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikolaos Kotzias.

Patenta
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor pak kohë më parë ka njoftuar se kartonët, dublikatat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysmë ore dhe jo më të prisnin periudhën 15-ditore në pritje të kartonit. Duke nisur që nga 15 gushti, pritja do të reduktohet në vetëm 30 minuta, pa shuar entuziazmin e marrjes së provimit. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se kartonët, dublikatat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysmë ore. Kjo risi do të nisë me kryeqytetin, duke qenë se Tirana lëshon rreth 50% të numrit total të patentave, por automatikisht do të ndikojë në përshpejtimin e procedurave edhe në qytetet e tjera. DPSHTRR njofton se kjo procedurë e reduktuar 720 herë në kohë nuk do të ketë tarifë ekstra. “As mik, as bakshishe, jo privilegj, por e drejtë për të gjithë!”, shkruan DPSHTRR në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.