BOTA

“Nuk jam pedofil!” Dalin intervistat e fundit të pedofilit serial Jeffrey Epstein

14:34 - 14.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrethanat dyshuese në lidhje me vetvrasjen e Jeffrey Epstein po bëhen akoma më të ngatërrueshme ndersa dalin në dritë deklarata të bërë nga Epstein disa muaj para vetvrasjes. Pedofili nuk shprehte as më të voglën keqardhje për veprimet e tij të kryera ndër vite.




Në një seri intervistash me Charlie Gasparino nga Fox Business Netëork,  Epstein nuk shfaqej I penduar madje u mundua tí fshihte krimet e veta edhe pse akuzohej per sulm seksual ndaj te pakten 40 vajzave të mitura në Florida .

Ai refuzoi  të quhej dhe të mbahej mend si një pedofil, gjë që kishte qenë gjithë jetën.

“Dua që ta dini që unë nuk jam pedofil,” është shprehur Epstein gjatë njërës prej intervistave.

Jeffrey Epstein nxori në dritë edhe disa nga aktivitetet kriminale të tija , pa qenë I vetëdijshem se shumë shpejt do perfundonte pas hekurave. “Ndoshta e vetmja gjë më e keqe se sa të të thërrasin pedofil , është të të quajnë menaxher I fondeve mbrojtëse,” tha me të qeshur Epstein.

Gasparino shprehet qartësisht që nga fillimi se sipas tij Epstein e shihte veten siper ligjit dhe gjatë kohës së shkurtër që qendroi pas hekurave nuk mësoi asgjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.