SPORT

PAOK do të huazojë Mihajn, shqiptari nuk ka vend në ekip këtë sezon

11:51 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enea Mihaj do të kalojë sezonin 2019-2020 i huazuar nga radhët e PAOK, i cili për momentin nuk ka vend për futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe pse bleu kartonin e tij gjatë verës. Kampionët e Greqisë duan të shohin lojtarin të zhvillohet e për këtë arsye kanë bërë të qartë se duan ta huazojnë në një ekip tjetër para se ta tërheqin në bazë për të dhënë kontributin e tij. Edhe pse lojtari mori pjesë në fazën përgatitore të klubit, ai ëshatë njoftuar për këtë situatë dhe kanë nisur negociatat për kalimin në një klub tjetër.




Fillimisht u përfol se Mihaj ishte shumë pranë firmës në Spanjë, te Tenerife, por klubi grek kërkon që të plotësohen disa kushte specifike, pasi dëshiron që lojtari të jetë titullar i rregullt. Marrëveshja me spanjollët dështoi kryesisht për arsye financiare, pasi klubi i Tenerifes kishte kërkuar që PAOK të paguante 2/3 e rrogës së lojtarit të përfaqësueses shqiptare, gjë që ishte cilësuar e papranueshme nga grekët. Ndaj, kërkimi vazhdon për një skuadër të re, por pritet që gjithçka të zgjidhet pas ndeshjes me Ajaksin, pasi klubi ka qenë i përqendruar këto ditë vetëm te dueli me holandezët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.