VIP PAGES

Presidenti Putin merr pjesë në festivalin e motoçiklizmit

15:55 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin mori pjesë në një festival të amatorëve të motoçiklizimit që u zhvillua në Sebastol, në Krime. Edicioni i 11 i festivalit “Hija e Babilonisë” u zhvillua këtë fundjavë. Putin përshëndeti organizatorët për zhvillimin e këtij eventi. I veshur me xhup lëkure për të respektuar uniformën e motoçiklistëve, Putin e drejtoi vetë motorin, përkrah liderit të grupit. presidenti rus vizitoi “Ujqërit e Natës”, një klub motoçiklistësh në Krime, mbështetës të aneksimit të rajonit verior të Ukrainës dhe përkrahës të zjarrtë të Putinit. “Jam shumë i kënaqur që ju shoh të vijoni këtë traditë. Jeni një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e vendit”, theksoi presidenti rus, Vladimir Putin. Presidenti rus u shfaq në shoqërinë e liderit të Krimesë, Sergei Aksenov dhe kryetarit të Bashkisë së Sebastopol, Mikhail Razvozhaev. Putin festoi 20-vjetori e ardhjes së tij në pushtet.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.