VIP PAGES

I rikthehet pasionit të parë, Jonida Vokshi zbulon projektin e ri

18:00 - 14.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë më parë, Jonida Vokshi dha lajmin e largimit të saj nga “DigitAlb” pas 10 vitesh si moderatore pranë këtij programi. Në postimin e saj në ‘Instagram’, Jonida falënderoi stafin dhe bashkëpunëtorët për gjithë kohët e bukura, si dhe lajmëroi se së shpejti do ta shihnim në projekte të reja.




Mesa duket ajo nuk ka humbur shumë kohë dhe i është futur menjëherë punës. Jonida ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku zbulon se ndodhet në sheshxhirimin e filmit të saj më të ri. Arsyeja që ajo ka hequr dorë nga “DigitAlb” ka qenë pikërisht karriera si aktore, pasi Vokshi ka vendosur që t’i japë më shumë prioritet asaj, sigurisht pa lënë pas jetën private dhe planet për familje. Fatkeqësisht ajo nuk ka zbuluar më tepër detaje në lidhje me këtë projekt, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim çfarë ka rezervuar ajo për fansat e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.