EKONOMI

Bujqësia/ Realizohen vetëm 8% e fondeve të programuara në 4-mujorin e parë

12:30 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bujqësia shqiptare është më e nënfinancuar nga sektorët e tjerë prej fondeve publike, edhe pse kontribuon gati në 40% të punësimit dhe rreth 19% të PBB-së. Por, edhe ato fonde që buxheti i shtetit akordon, nuk arrihen të përdoren dhe pikërisht për këtë fakt ndodh që më së shumti Ministrisë së Bujqësisë t’i shkurtohen fondet në mes të vitit. Ministria e Financave vërejti se gjatë 4-mujorit të parë, Ministria e Bujqësisë kishte shpenzuar vetëm 8% në krahasim me planin 4-mujor. Konkretisht, sipas programeve përqindja e realizimit paraqitet: Programi “Planifikim menaxhim administrimi” në masën 22.2%, programi “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit” në masën 14.9%, programi “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” në masën 9.1%, programi “Zhvillimi Rural”, në masën 2.6%, programi “Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor” në masën 23%, programi “Menaxhimi qëndrueshëm i tokës bujqësore” në masën 2.6%, dhe programi “Mbështetje për Peshkimin” në masën 7.6%. Për sa u përket shpenzimeve kapitale, përqindja e realizimit është përgjithësisht jo e mirë dhe vihet re realizimi me përqindje të ulët. Për programet “Zhvillimi rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor Blegtoria, Agroindustria dhe Tregjet” dhe “Planifikim menaxhim administrimi”, nuk ka fare realizim.




Nuk identifikohet arsyeja e mbetjes në pritje të pagesës për pajisje zyre dhe kompjuterike. Ndërsa lidhur me rikonstruksionin e ambienteve të MBZHR është në proces prokurimi. Totali i shpenzimeve korrente për 4-mujorin e vitit 2019, në krahasim me planin është realizuar në masën 19%, kjo përqindje tregon për një nivel të ulët realizimi. Në programin “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, vërehet se nuk ka konsistencë midis shifrave të vendosura në tabelën e anekseve me ato të vendosura në analizën narrative. Psh., “Mbrojtja e shëndetit të kafshëve të imëta nëpërmjet vaksinimit kundër sëmundjes së Brucelozës për vitin 2019 dhe në vijim, bazuar në programin e kontrollit të Brucelozës në të Imëta do të kryhet vaksinimi vetëm i kafshëve të remontit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.