AKTUALITET

Jahti u fik në det, shpëtohen 7 turistë të huaj në Durrës

15:45 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DURRËS – Roja bregdetare në Durrës ka arritur të shpëtojë 7 turistë italianë. Turistët dhanë alarmin sos 5 milje larg portit të Durrësit, pasi jahti i tyre pësoi fikje të motorit për shkak të motit, i cili u shoqërua me erë dhe furtunë. Jahti me flamurin italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se pas incidentit në mes të detit, shtatë turistët italianë kërkuan menjëherë ndihmën e kapitenerisë së Durrësit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të treguar, gjithçka nga ky operacion shpëtimi përfundoi pa pasoja.

Kapiteni Taulant Allka i tha “BalkanWeb” se strukturat portuale janë angazhuar në kohë dhe falë ndihmës së shpejtë, jahti me shtatë turistët italianë është ankoruar në breg, ndërsa raportohet se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.