BLUETOOTH

A do martoheshe me një burrë të varfër? Greta Koçi e paska të vështirë përgjigjen

12:27 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greta Koçi është një nga këngëtaret me karierrën më të gjatë në tregun muzikor shqiptar. Sa i përket jetës private këngëtarja gjithmonë ka preferuar të mbajë atë larg mediave, mirëpo së fundmi fansat dhe siç na e ka bërë të ditur edhe vetë Greta, familja po kërkojnë me patjetër një partner në krahun e saj. Në këtë çështje Greta është shprehur disa herë se ajo nuk preferon që të nxitohet për këtë vendim që do ndërmarrë në jetën e saj dhe se kërkon një njeri, të cilin ta ketë krah dhe mbështetje.




Një pyetje disi “pikante” ka ardhur në drejtim të këngëtares në “Instastory”-n e saj, rreth faktit nëse Greta e ka menduar ndonjëherë të martohet me një burrë të varfër: “Pyetje gjysmake disi! Sepse nuk zgjidhet njeriu i jetës vetëm nga ky kriter i pasur apo i varfër. Ka shumë arsye të tjera pse njeriu vendos të lidh jetën me dikë. Ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respekti e mirëkuptimi. Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok edhe krah, është njeriu që ti i beson”, ka shkruar Greta, dhe përgjigja e saj lë të nënkuptohet se nuk e ka pasurinë materiale tejet të rëndësishme sa i përket zgjedhjes së partnerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.