EKONOMI

Projektit 71 milionë USD për turizmin i bie ritmi, BB ul vlerësimin për zbatimin

12:28 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Projektit 71 milionë dollarë për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban që po zbatohet në katër bashki të vendit me mbështetjen financiare të Bankës Botërore (BB) duket se i ka rënë ritmi. Banka Botërore në vlerësimin e përgjithshëm të zbatimit të rishikuar në gusht e ka kaluar atë nga statusi “i kënaqshëm” në “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Gjithsesi ajo ka lënë të pandryshuar vlerësimin kur vjen puna tek progresi në kuadër të arritjes së objektivave. Sipas dokumentit të Bankës nënvizohet se kontratat e para të punimeve (rruga me kalldrëm e aksesit të këmbësorëve në kështjellën e Beratit, ndriçimi i rrugëve në Përmet dhe shkallët e Sarandës) janë kompletuar.




Rehabilitimi i kalldrëmit në Pazarin e Gjirokastrës u nis në vjeshtën e 2018-ës. “Të tri konsulencat për përmirësimin e integruar urban në katër bashkitë Berat dhe Përmet në një të tillë si dhe Sarandë e Gjirokastër kanë filluar. Konsulenca për përmirësimin e zonave turistike në Zvërnec-Nartë dhe banjat termale në Bënjë kanë nisur, gjithashtu. Konsulentët për kërkimin e tregut kanë dorëzuar tashmë raportin final për kërkimin e tregut, zhvillimin e një produkti turizmi dhe një strategji tregu për jugun e Shqipërisë në katër bashkitë. Pajisja për mbetjet e ngurta në Himarë tashmë është dorëzuar”-thuhet në dokument. Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban është një ndër disa projektet që u financuan përmes kornizës 5 vjeçare që ka Banka Botërore për Shqipërinë. Ai ka një financim total prej 71 milionë dollarësh dhe deri në gusht rezulton që të jetë disbursuar 15 për qind këtij fondi apo 10.46 milionë dollarë. Projekti parashikohet që të mbyllet në 22 korrik 2022 sipas kalendarit të disbursimit që shoqëron vlerësimin e bankës. Ky projekt ka në total katër komponentë ku i pari është përmirësimi i infrastrukturës dhe pjesës urbane me një vlerë 49.3 milionë dollarë. I dyti është komponenti për përmirësimin e zonave turistike me një kosto 9.4 milionë dollarë. I treti është zhvillimi i një produkti dhe tregu i turizmit me 8.6 milionë dollarë dhe komponenti i katërt lidhet me mbështetjen e zbatimit me një kosto 3.6 milionë dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.