BLUETOOTH

Ronela nuk di të ndalet, këngëtarja paralajmëron diçka të madhe

12:02 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ronela Hajati këtë vit ka mbledhur të gjitha forcat e saj për të sjellë sa më shumë muzikë të mirë tek fansat e saj. Tre projekte të njëpasnjëshme si “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” padyshim që kanë treguar përkushtimin e këngëtares për dominuar këtë verë. Dhe tashmë në kulmin e koncerteve, Ronela duket se ka gati planet për sezonin tjetër. Në ‘Instastory’ këngëtarja ka zbuluar një ndër dëshirat e saj më të mëdha, realizimi i një koncerti recital. Por, ajo që këngëtarja kërkon të sjellë në skenë, është një shfaqje që nuk është realizuar nga asnjë tjetër më parë.




Ronela ka shpjeguar me detaje koncertin e thënë dhe nëse realizohet do t’i kushtojë plot një vit kohë, gjë e cila padyshim do sjellë diferencën nga e gjithë pjesa tjetër e estradës. “Mendoj se ka ardhur koha të bëj një koncert recital… Kam aq shumë këngë, që dua t’i risjell! Dua të bëj një shfaqje siç askush tjetër nuk e ka bërë, çdo gjë ‘live’, shumë kërcimtarë, një skenë e madhe, drita! Kam kaq shumë ide që nëse i realizoj siç dua, do të jetë një projekt 1-vjeçar mendoj. Nëse duam të bëjmë diferencë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.