SPORT

Tronditet Flamurtari, Haxhiu dhe Pollozhani japin dorëheqjen

14:18 - 15.08.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ende pa e nisur aventurën e tyre në krye të skuadrës së Flamurtarit, trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tyre. Sipas asaj që thuhet, dështimet e njëpasnjëshme financiare dhe mungesa e premtimeve të administratorit Sinan Idrizi, kanë detyruar dyshen teknike të largohet menjëherë. Ndërkohë, vetë Sinan Idrizi është shprehur se largimi i tyre ka qenë një kokëfortësi, pasi ai kishte arritur të nënshkruante me një lojtar, të cilin trajneri Haxhiu nuk e donte në ekip.




Konkretisht Idrizi nuk jep emra, por së fundmi me Flamurtarin kanë firmosur Sukaj, Hoxhaj dhe Bajraktareviç. Gjithsesi, në Vlorë më së shumti besojnë se ky është justifikimi i radhës i Idrizit, ndërsa me kampionatin që fillon pas 10 ditësh, Flamurtari bie sërish në kolaps total, teksa mbeten pikëpyetje të mëdha për faktin sesi FSHF ka arritur të licencojë një ekip me kaq probleme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.