AKTUALITET

Jo vetëm punë, dreka e stafit me “Birra Korça” zbulon “sekretet” e News24

15:11 - 16.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një drekë në hijen e pemëve, në ajër të pastër e në freskinë e Birra Korça, me ushqime tradicionale, tipike të këtyre ditëve festive në qytetin e serenatave. Stafi i News24 që mbulon ‘Festën e Birrës’ që i ka dhënë gjallëri e ngjyra këto net Korçës, ka kaluar disa orë pushimi duke shijuar freskinë e birrës së parë shqiptare në shtëpinë e saj në Korçë.




Nuk mund të mungonte mikpritësi, Presidenti i Hysenbelliu Group z.Irfan Hysenbelliu e të gjithë kanë folur jo vetëm për detajet e festës që do të transmetohet ‘live’ por edhe për projektet e afërta për zhvillimin e grupit dhe News24 që sjell çdo vit risi. Mes batutave, humorit e miqësisë, z.Hysenbelliu, gazetarët, operatorët dhe stafi i News24 kanë ndarë ide e mendime për punën e përditshme.

Sot News24 fillon transmetimin ‘live’ të festës së birrës nga ora 21:00 dhe për ata që do kishin dashur të ishin pjesë e netëve korçare duke shijuar një gotë birrë Korça të ftohtë por nuk kanë mundur, mund ta ndjekin nëpërmjet ekranit.

Korce-stafi-8 (1) Korce-stafi-11 Korce-stafi-4 Korce-stafi-7 Korce-stafi-8 Korce-stafi-3
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.