AKTUALITET

Pagesa nga SHBA/ 1000 dollarë kush prish memorialin turk në Tiranë

12:33 - 16.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arian Asimi, drejtuesi i medias shqip, Tv Nova Media, që transmeton nga Çikago për gjithë shqiptarët në SHBA dhe gjithë diasporën në botë ka reaguar mjaftë ashpër, për çështjen e memorialit të vendosur në Tiranë në përkujtim të 251 të rënëve, në mbrojtje të pushtetit të Erdogan në 15 korrik të vitit 2016 gjatë një grushti shteti të dështuar.Asimi në një interviste me Ilir Borëvën në ‘Nova Media’ ka premtuar 1000 dollarë shpërblim, për këdo shqiptarë që prish memorialin turk të vendosur në mënyrë ‘sekrete’  me lejen e Rama&Veliajt te Liqeni Artificial, në kryeqytetin shqiptarë.




‘Unë  bëj thirrje me sinqeritet;  kushdo shqiptarë që vete e prish atë memorial e ta hedhin poshtë atë qelbësirë që ka bërë Turqia në Shqipëri, do të marrë nga unë 1000 dollarë…Ne jemi të varfër, por nuk jemi njerëz të mbaruar, kemi karakter, kemi dinjitet, nuk na duhet. Turku është në Azi ne jemi në Europë’, ka deklaruar i revoltuar drejtuesi i ‘Nova Media’./Syri

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.