AKTUALITET

Sekuestrohet llogaria me 120 mijë € në Fier, ja kujt i përket

13:06 - 16.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Fierit ka sekuestruar pasurinë prej 120 mijë euro, pasi dyshohet të jenë përfituar në rrugë kriminale.Uniformat blu njofton se pasuria e sekuestruar i përket shtetasit T. B, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.




Njoftimi i policisë:

Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.

Shtetasi T.B., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.