AKTUALITET

Shuhet në moshën 55-vjeçare gazetari Fatos Baxhaku

16:33 - 16.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndahet nga jeta publicisti dhe gazetari Fatos Baxhaku. Fatos Baxhaku vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.




Kush ishte Fatos Baxhaku

Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”. Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-2007 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshem “Shqip”. Prej 2015 gazetar në profesion të lirë.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb). Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes.. Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit. Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.