Show-Bizz

Hiti i Taynes dhe Dafinës është i kopjuar? Këngëtarja  demaskon dyshen

13:48 - 17.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëpunimi i fundit i Taynes me Dafina Zeqirin rezultoi shumë i suksesshëm dhe mori miliona klikime për një kohë shumë të shkurtër. Kjo këngë u pelqye shumë edhe nga artistët shqiptarë të cilët i shprehen mbështetjen e tyre dyshes, ku një ndër to ishte dhe Rita Ora.




Rita shprehi mbështetjen e saj në Instagram ku pasi postoi pak nga kënga e Taynes dhe Dafines u bëri dhe shumë komplimenta që  padyshim i gëzoi shumë dy këngëtaret. Megjithatë pati dhe kritika për dy këngëtaret që sipas ndjekësve e kishin tepruar por ajo që askush nuk e priste erdhi nga reperja shqiptare.

Këngëtarja  Melinda Ademi ka publikuar një video  ku në sfond dëgjohet kënga e Drake “Mob Ties” dhe ndersa qesh bën krahasimin me këngën e Taynes duke e ironizuar si kopjim. Pavarësisht se ngjashmeria ekziston, nuk dihet nëse është huazim apo kopjim, por presim reagimin e dy këngëtarëve pasi as Tayna dhe as Dafina nuk kanë bërë ndonjë koment në lidhje me këtë lajm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.