SHËNDET

Ja sa herë duhet të kryeni marrëdhënie që të mbeteni shtatzënë

10:36 - 17.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Planifikimi për të sjellë në jetë nj fëmijë, është një nga gjerat më të zakonshme që duhet të bëjë çdo çift. Por sa herë duhet të kryejnë marrëdhënie mes tyre që femra të mbesë shtatzënë?




Sipas hulumtimit të botuar nga Universiteti i Indiana në dy gazeta ‘duke përfshirë Fertility dhe Sterility’ dhe në ‘Fiziologji dhe Sjellje’, seksi i shpeshtë shkakton ndryshime në sistemin imunitar që mund t’ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë.

Të gjeturat u mbështetën në të dhënat nga një studim i 30 pjesëmarrësve femra, të gjitha me stile jetese të ngjashme, duke përjashtuar një faktor përcaktues, jetën e tyre seksuale.Gjysma prej tyre ishinaktive seksualisht në atë kohë dhe gjysma tjetër jo. Rezultatet treguan ndryshime në sistemin imunitar  për gratë që ishin seksualisht aktive, të cilat mund të përmirësonin problemet e fertilitetit, ndërsa gratë e tjera nuk panë ndryshime në qeliza.

Ekspertja e fertilitetit, Emma Cannon, i inkurajon klientët e saj që të kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale sepse mund të përmirësojnë cilësinë e spermës.“Është e rëndësishme për çiftet që të bëjnë seks gjatë gjithë muajit dhe jo vetëm të synojnë ovulimin,” deklaroi ajo.

Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë për të mbajtur spermën në kualitet të lartë është të kryeni marrëdhënie seksuale çdo 48 orë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.