SHËNDET

Vrapi, “ilaci” më i mirë për shëndetin tuaj

14:51 - 17.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe problemet e ndryshme shëndetësore që mund të kemi, këshilla më e mirë dhe që nuk mungon asnjëherë është ajo e ushtrimeve dhe vrapit.




Shumë studime kanë zbuluar se ushtrimet e rregullta (150 minuta në javë), e veçanërisht vrapimi, kanë efekte shumë më të mira sesa çdo ilaç që ta përshkruan doktori.

Vrapimi të bën më të lumtur

Padyshim sesa mirë ndjeheni, ushtrimet gjithmonë do t’ju bëjnë  të ndihemi më mirë.

Një studim i vitit 2006 i publikuar në Medicine & Science in Sports & Execise, kishte zbuluar se 30 minuta në shirit vrapues (treadmill) mund ta ndryshojnë disponimin menjëherë te dikush që ka probleme me depresion, duke e bërë atë më të lumtur.

Vrapimi ndihmon në humbjen e peshës

Ushtrimet, siç e dinë të gjithë, ndihmojnë në  djegien e kalorive, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Për djegien e kalorive, vrapimi padyshim që është ndër ushtrimet më të rekomandueshme.

Vrapimi i forcon gjunjët dhe eshtrat tjerë

Hulumtuesi i Universitetit të Bostonit, David Felson, në një intervistë për National Public Radio, kishte deklaruar se vrapimi e përmirëson shëndetin e gjunjëve, dhe jo vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.