AKTUALITET

‘Flakë’ nata e katërt e festës, turistët: Birra Korça e shkëlqyer

14:19 - 18.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lorena Kodra




E shtuna, e cila përkoi me natën e katërt të festës së birrës pati një numër edhe më të madh turistesh vendas dhe të huaj në Korçë.Zona para sheshit të stadiumit Skënderbeu, një nga pikat e qytetit ku janë vendosur stendat e birrës Korça, u tejmbush nga vizitorë, të cilët shijuan birrën e freskët dhe ushqimet tradicionale korçare.Elvana Gjata, një prej këngëtareve më të pëlqyera për publikun, mbajti zgjuar deri në orët e para të mëngjesit mijëra pjesëmarrës që njëherësh shijonin birrën e pare shqiptare, Birrën Korça.

Plot surpriza priten sot në natën e 5 dhe të fundit të Festës së Birrës në Korçë për këtë vit. Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh veror i cili shënon 13 vite suksese. Mbi 100 000 turistë vizituan Korçën këto ditë , duke e kthyer atë këtë verë, ne destinacionin kryesor të turistëve dhe sipas policisë së Korçës me gjithë popullimin e jashtëzakonshëm nuk është shënuar as incidenti më i vogël. Korça dhe mysafirët e saj shkëlqyen me qytetarinë e treguar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.