Kryesore

Video/ Basha: Në raportet ndërkombëtare, Rama më i korruptuari në Ballkan

11:17 - 18.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë sot një videomesazh me anë të të cilit deklaron se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Basha akuzon rivalin e tij se ‘po vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit’. Sipas kreut të PD, të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria. Ndaj, thotë ai ‘që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psikik dhe bandën e tij’.

POSTIMI I BASHËS

Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.

Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi.

Që të zhvillojmë ekonominë dhe të marrim investime, duhet të largojmë hajdutin psiqik dhe bandën e tij. #HajdutiPsiqik #Ramaik#ShqipëriaSiEuropa


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.