Kryesore

Rama emëron të besuarën e Tom Doshit si kryetare këshilli, porosia e prerë: Me urdhër votohet Briselda Kadia!

11:34 - 19.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, dega lokale e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit. Burime nga mbledhja, shprehen se dega lokale e PS ka propozuar emrin e Arvit Osjes, ish-kryetar i PS në këtë qytet. Në këtë moment të deleguarit e qendrës kanë kërkuar që kryetare Këshillit të bëhet Brisejda Kadia, ish-koordinatore e PS. Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë.




Ka ndërhyrë ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila iu ka thënë anëtarëve se: Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nesër do të votohet vetëm emri i Briselda Kadias për kryetare këshilli. Kadra është kandidatura që mbështet Tom Doshi. Njësoj si në rastin Pjetri, edhe kësaj radhe, ndikimi i deputetit Tom Doshi në Shkodër është i palëkundur./Dosja.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.